Operacion plastik
Sa e veshtire mund te jete per nje shoqeri qe te gatise antitrupat e vete qendreses Vite te tera apatie politike mosperfaqesuese promovim i individualitetit dhe percmim i se perbashketes media dhe shoqeri civile e kontaminuar nga klientelizmi arsim dekurajues qe prodhon tulla pas tullash per murin e indiferences. E megjithate shpresat svdesin kurre teresisht.
Opinioni publik po e distilon gjithe vemendjen e vet te Piramida dhe kembengulja e qeverise per ta kthyer ate ne nje Rosinant beteje ne luften e saj kunder fantazmes se komunizmit. Megjithate vitrina publike e Tiranes perjetoi keto dite disa ngjarje me te vogla por domethenese per ate qe po ndodh me reagimin civil ndaj trasgresionit politik.
Mengjesin e se enjtes fytyra e Muzeut Kombetar u zgjua me nje operacion tjeter plastik. Nje bisturi e panjohur kishte amputuar fragmentin e banderoles gjigante qe njofton ne menyre te shproporcionuar se viti i Nene Terezes mundesohet nen kujdesin e Sali Berishes.
Nderhyrja prerese qe dukej sikur ishte kryer nen anestezine lokale te ndonje doze te forte alkooli pas mesnate kishte pasur nderkaq syceltesine e duhur per te kursyer bamiresen por per te nxjerre jashte loje mundesuesin e saj.
Qytetaret kishin ndjekur episodet e njepasnjeshme te perndjekjes politike ndaj mozaikut komunist i cili perben edhe shtresen e pare te propagandes ne fasaden e ketij institucioni publik. Projektet per shkaterrimin e puzzle-t me partizane dhe punetore kishin vite qe qarkullonin. Mes tyre kishte pasur edhe ide disi me inovative per shnderrimin e tij ne ndonje lloj pikture kubiste duke perdorur te njejtet gure nga te partizaneve dhe punetoreve.
Ndersa vitet iknin me kete debat ne skene kishte dale nje magji e re. Si Circja ne epin e Uliksit merrte detaret e i kthente ne gica kjo magji i merrte hapesirat publike e i shnderronte ne publicitet me figuren e femres te pamungueshme e joshese neper te. Kjo ishte faza kalimtare. Mozaiku heroik u mbulua me nje grim te perkohshem e me xixa reklame dhe kjo ishte shtresa e dyte e propagandes mbi fasaden e vjeter te mozaikut.
Shoqeria shqiptare e zene ne kllapine e tregut te lire dhe krenar po i tregonte botes nga sheshi i saj me i madh fytyren e saj te re. Dikur e perbere nga vetulla te ashpra proletaresh dhe grash heroina. Tashme e trukuar nen fytyren joshese te koketes qe ben me sy Mund te me kesh nese paguan.
Por kjo ishte nje histori qe szgjati. Shume shpejt mbi shtresen e dyte dhe kalimtare u nder shtresa e trete e rende dhe arrogante. Shtresa e sloganit totalitar politik qe vinte nen nje perzierje mistike dhe divine ne nje simbioze te cuditshme dhe domethenese shtet-fe.
Ky ishte anetaresimi i pare ne nje parti politike i Nene Terezes nje personazhi teper te dashur per shqiptaret me shume per shkak te etnise se saj sesa per shkak te besimit. Per ne qytetaret qe e ndiqnim me retina gjithe kete nderrim lekurerash mbi fytyren e muzeut ky ishte nje perjetim i llojit te vecante. Kjo ishte gara per te na fituar ne dhe vemendjen tone. Nje tablete pergjumese me brenda te tria shtresat narkotike te epokes ku jetojme politike ekonomi religjion.
E ndersa ne opinionin publik ngrihej vazhdimisht shqetesimi i sigurt dhe i sterilizuar verbal ndaj kesaj qe po ndodhte asgje qe te provonte se njerezit bezdisen nga kjo dhune vizive nuk po shfaqej. Ndaj ne kete kuader slogangrisja e se enjtes mbetet ndoshta nje nga gjestet e para dhe te brishta qe tregojne se reagim qytetar realisht ka.
Ky mbetet gjithsesi nje reagim ne kushte primitive instiktiv dhe i kompleksuar. Por eshte nje akt proteste dhe pakenaqesie.
Politika do te mundohet pas pak qe permes nje kombinati te sofistikuar retorike ta ktheje gjithsesi kete akt ne nje veper te sajen. Do te kete politikane qe do te duan ta pervetesojne ate duke e quajtur nje gjest mbeshtetjeje ndaj partise se tyre e do te kete te tjere qe do tia faturojne kete akt vandal kolegeve nga ana tjeter e peshores. E rendesishme per ta eshte qe ashtu si Nene Tereza edhe kirurgu anonim dhe i dehur i mesnates te mos mbetet pa tesere partie.
Sulmi me precizion te larte ndaj politikes se sloganeve duhet pare nderkohe edhe si nje koordinate shpjeguese per psikiken e shqiptarit te shqetesuar te diteve tona. Shqiptari i nervozuar i vitit 2010 nuk ndihet i bezdisur nga trashegimia real-socialiste ne veprat publike. Ai i quan ato pjese te se kaluares se tij dhe asgjesimi apo fshehja e tyre eshte e njejta gje si mohimi apo fshehja e kusherinjve te sikletshem nga fshati.
Shqiptari ne fjale ska gje as me simbolet kombetare dhe etnike e po te doni as me ato fetare ndaj Nene Tereza e Kalkutes mund te qendroje e qete. Ai madje se quan agresion ndaj lirise se shijes se tij as perpjekjen publicitare per ti shitur pikerisht ate qe ai ska ndermend te bleje.
Kesisoj mund te themi se urrejtja eshte e perqendruar ne nje drejtim te vetem. Ajo eshte nje sinjal alarmues per klasen politike shqiptare kunder se ciles personalizohet gjithe deshira per heqje qafe eliminim fshirje emri apo amputacion.
Mbase nje shenje e qarte se e kane tepruar.