E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruce: Nënshkrimi i Canës ishte befasi

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, thotë se ai nuk mund të besojë se ka arritur të sjellë Lorik Canën në Stadiumin e Dritave.
Bruce ishte i befasuar kur Olimpique Marseille ra dakort që ta shesë kapitenin për një shumë prej 5 milionë funtesh në muajin korrik.
"Për të parën herë e pashë atë kur shkova ta shoh takimin Marseille - Liverpool. Ai u hodh në Gerrard në ndalimin e tij të parë. Por ajo që më befasoi ishte entuziazmi i tij. Nuk duhej ta shihni shumë për të parë se çfarë kishte", ka thënë Bruce.
"Ai ishte figurë kyçe në Marseille, që nuk është e lehtë. Tani ai është figurë kyçe këtu dhe e kam parashikuar këtë që në momentin kur kam nënshkruar".
"Por nuk mendova se kam ndonjë shans ta sjell atë, pasi ai ishte kapiten. Pastaj u ndryshua trajneri kur Didier Deschamps erdhi gjatë verës. Ai solli lojtarë të tij dhe e lejoi Lorikun të largohet", ka shtuar Bruce.
Stili luftarak i Canës tashmë i ka sjellë atij pesë kartonë të verdhë dhe një suspendim, që e la atë jashtë në takimin e djeshëm ndaj Tottenhamit, të cilin Sunderlandi e humbi me rezultat 2-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›