METE: Grup pune për të monituruar situatën hidroenergjitike

Ministria e Energjitikës ka deklaruar së është ngritur një grup pune për të analizuar situatën hidroenergjitike në vend. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e METE ka theksuar se ky grup pune i përfaqësuar nga zëvëndësministri i Energjitikës Leonard Beqiri do të analizojë situatën e krijuar në hidrocentrale pas rënies së shirave ditët e fundit. Sipas zëdhënëses ky grup pune do të analizojë pa ndërprerje situatën në hidrocentralin e lumit Drin dhe shkarkimet e plota në hidrocentale dhe do të monitorojë furnizimin me energji duke e informuar çdo një orë ministrin e Energjitikës Dritan Priftin për situatën.