E Shtunë, 31 Tetor 2026

SuperJuve, spektakël dhe gola, 5-2 ndaj Atalantës

Në “Bergamo” u luajt një takim që i pati të gjitha: gola, spektakël, emocione. Shënon super Kamoranezi një dygolësh brenda dy minutave (36’, 37’). Mesfushori italo-argjentinas konfirmon në këtë mënyrë formën e mirë që po kalon, pas golit vendimtar në mesjavë kundër Makabi Haifas dhe javën e kaluar ndaj Sampdorias.

Me fillimin e pjesës së dytë vendasit ngushtojnë rezultatin me anë të Valdes. Megjithatë, “Zonja” rikthehet me Felipe Melon, që trefishon me një goditje spektakolare nga distanca. Por Atalanta nuk dorëzohet dhe në të 71-tën realizon golin e dytë me anë të Çeravolos.

Vetëm kaq për vendasit, pasi në fund të takimit janë juventinët ata që shënojnë edhe dy herë të jera me anë të Diegos (84’) dhe Trezege (87’). Për sulmuesin francez ky ishte goli i 167-të me fanellën bardhezi, duke barazuar shifrën e Sivorit.

Kështu, rikthehet triumfues Juventusi, e madje me goleadë. Tashmë skuadra e Ferrarës ndodhet pesë pikë larg Interit kryesues dhe pret i qetë përballjen e sotme të zikaltërve me Romën në “San Siro”.

Atalanta 2 – 5 Juventus (Kamoranezi 36’, 37, F.Melo 55’, Diego 84’, Trezege 87’ / Valdes 51, Çeravolo 71’)

Atalanta (4-4-2): Consigli 6; Garics 5,5, Talamonti 5,5, Peluso 5,5, Bellini 5; Ceravolo 6,5, Padoin 6, Guarente 6, Valdes 7; Doni 5, Tiribocchi 6 (43' pd Madonna). (Coppola, Bianco, Pellegrino, Radovanovic, Caserta, Tiboni). Trajner:  A. Conte

Juventus (4-2-3-1): Buffon 6; Caceres 5, Cannavaro 6, Chiellini 6, Grosso 5,5; F. Melo 7, Poulsen 6; Camoranesi 8, Diego 6,5 (44' pd Immobile), Giovinco 6,5 (28' pd De Ceglie 6); Trezeguet 6,5. (Manninger, Grygera, Molinaro, Legrottaglie, Tiago). Trajner: Ç. Ferrara

Gjyqtar: Morganti

Kartonë të verdhë: 16' Padoin (A), 18' Grosso (J), 43' Doni (A), 6' pd Guarente (A), 13' pd Poulsen (J), 32' pd Cannavaro (J), 34' pd Bellini (A), 43' pd Trezeguet (J)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›