E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukner, Koler e Galashek, lamtumire Cekise

Karel Brykner ka bere te ditur ate qe eshte spekuluar prej kohesh, largimin e tij nga Kombetarja. “Kjo eshte shume e veshtire, por mua tani me duhet te mesohem me nje jete re, eshte shprehur 68-vjecari Brukner, ndoshta edhe e fundit per te ne krye te perfaqesueses ceke. Nje ndeshje do te ishte e fundit per mua, keshtu qe nuk kishte fort rendesi ne finale apo ne fazen e grupeve”. Pervec kreut te pankines ceke, kane deklaruar largimin e tyre edhe sulmuesi shtatlarte Jan Koler dhe mesfushori Tomas Galashek. Perballe Turqise, Koler shenoi golin e 55-te ne ndeshjen e tij te 90-te me fanellen e Kombetares. “Sfida e humbur me Turqine ishte ndeshja ime e fundit me Kombetaren ceke”, deklaroi sulmuesi 202 cm i gjate.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›