E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suedia i mban varur shpresat tek Ibrahimovic

Problemet qe ka pasur ne ditet e fundit sulmuesi kryesor dhe arma me e forte e Suedise, Zlatan Ibrahimovic, e kane detyruar ate ta lere pergjysme ndeshjen Suedi-Spanje (1-2) pas 45 minutash loje. Gjendja e tij e ka alarmuar jo pak tifozerine suedeze, qe shohin tek Ibrahimovic, njeriun e duhur per ta marre skuadren per dore drejt fitores. Megjithate, mjeket e Kombetares se suedeze kane dashur te qetesojne stafin e Interit dhe Suedine, mbi gjendjen e sulmuesit Zlatan Ibrahimovic. Shtatlarti suedez vuan nga nje demtim ne gju, megjithate duket se do te zbrese rregullisht ne fushe kunder Rusise: “Kemi nje dialog te mire me mjeket e Interit. U kemi siguruar atyre se do veprojme me kujdes mbi aktivizimin e lojtarit ne fushe”, ka bere te ditur mjeku i Kombetares suedeze, Anders Valentin. Nderkaq, nga stafi mjekesor i nordikeve mesohet se Ibrahimovic do te luaje vetem nje pjese loje sot ne ndeshjen kunder ruseve te Gus Hidink: “Ibra nuk do luaje per 90 minuta, per shkak te demtimit. Duhet te tregohemi te kujdesshem me te, pasi do te ishte e rrezikshme te luante nje ndeshje te plote me ate lloj demtimi qe ka. Ai vuan nga nje demtim ne gju, i cili me kalimin e kohes do te permiresohet”. Ne perfundim, mjeku suedez siguron tifozet zikalter mbi sulmuesin: “Ibra nuk e ka te domosdoshme te operohet per t’u rikuperuar. Nje demtim i tille, me pak pushim, kalon”, ka perfunduar mjeku i stafit suedez. Sidoqofte, duket se Ibra duhet te beje kujdes, per aq sa do te aktivizohet, pasi ndryshe do te rrezikonte te rendonte gjendjen e tij, qe s’eshte shume e mire. Nga ana tjeter, Rusia uron qe elementi me i rrezikshem i formacionit te Langerbakut te mos jete ne gjendje te zbrese ne fushen e lojes. Gus Hidink shikon nje rritje te potencialit te skuadra e tij dhe kjo pas fitores kunder Greqise. Megjithate, njeshi i “arinjve ruse” ka ende dyshime, dhe dyshimet i perkasin te gjitha fazes sulmuese, ku te besuarit e tij kane zhgenjyer jo pak me rastet e shumta te humbura. Hidink e di mire se ndaj Suedise keto gabime do te jene te patolerueshme, ndaj uron qe Semak dhe Pavliucenko te mos jene me aq te shperqendruar perpara portes sa ndeshja me helenet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›