Ekspresionizem dhe surrealizem ne “Zeta”
Ekspozite me vepra plot ekspresionizem dhe surrealizem eshte celur dje ne galerine “Zeta” ne kryeqytet. Titulluar ”Per ata qe nuk mund te hyjne”, ekspozita i dha mundesi artistes holandeze Annaleen Louwes dhe shqiptareve Yllka Gjollesha e Syabhit Shkreli, te ekspozojne fotografi dhe albume fotosh e disa sekuenca videosh ekspresioniste dhe surrealiste. Keto punime vijne si bashkepunim i Institutit te Artit Bashkekohor ne Tirane dhe Galerise “Zeta”.
Ekspozita eshte ndertuar me portrete, motive, elemente ekspresioniste dhe surrealiste, karakteristika qe e bejne me te vecante realizimin vizionar te saj. Annaleen Lowes ka ekspozuar me qindra punime te artit viziv ne disa vende si Amsterdam, Paris, Madrid, Harlem, Tokio, Seul etj. Se fundmi ajo paraqet ne kete galeri 6 foto portrete te grave te burgut 325 "Ali Demi". Fotografite jane fryt i 2 muajve pune, nje rrugetim i gjate permes emocioneve dhe gjuhes se trupit qe transmetojne. “Kam qene gjithmone e magjepsur nga menyra sesi disa njerez i mbijetojne rrethanave te veshtira qe te servir jeta. Gjithashtu, me ka kuriozuar fakti ne ate cka arrihet te transmetohet me imazh, nepermjet gjuhes se trupit. Fotot jane deshira per t'u fokusuar ne individualitetin e te qenit femer”, eshte shprehur ne ceremoni, artistja Lowes.
Ndersa Syahbit Shkreli, 23 vjec, nga Shkodra, ka ngjitur ne ambientet e galerise nje foto montazh. Ne kete kornize jane perfshire 8 fotografi te montuara ne nje te vetme. Fotografia eshte ilustrimi i ambientit te punes se Shkrelit, e cila permblidhet ne ate cka ai e quan “dhome”. Shkreli thote se, “ne krijimtarine time jam munduar gjithmone te perfshij kontekstin, ne te cilen zhvillohet puna dhe gjithcka fillon me deshiren per te perfshire te gjithe ambientin, ne nje kornize te vetme dhe perfundon me imazhe, ku “gjithesia” merr kuptim vetem kur eshte e copezuar, keto copeza kane kuptim vetem kur jane te gjitha se bashku”.
Kurse llka Gjollesha paraqet nje foto kompjuterike imazhin e vajzes se saj, nje histori te re dhe te magjishme te krijimit. Ajo arrin te komunikoje nepermjet nje dialogu shume intim dhe te pazakonte me ane te imazhit kompjuterik. Ajo eshte shtatzene, ka disa muaj qe mban ne trup vajzen, qe po pret me padurim ta sjelle ne jete.