Bruksel, Basha: Pasaportat biometrike në janar të 2009-ës

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha u takua sot, në Bruksel, me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në BE, Michael Leigh. Gjatë këtij takimi, Basha e njohu Leigh me zhvillimet politike në vend, veçanërisht me reformën zgjedhore që kaloi së fundmi në parlament si dhe përpjekjet që po ndërmerr qeveria shqiptare në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri të mbahen sipas standardeve evropiane. Basha theksoi se regjistri elektronik i qytetarëve, prodhimi i pasaportave biometrike dhe shpërndarjen e tyre do tw nisw duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm,
Gjatw takimit vlerësua implementimi pa pengesa dhe solid i marrëveshjes së ndërmjetme nga ana e Shqipërisë, ecuria e mirë e ratifikimit të MSA-ve nga vendet anëtare, si dhe ritmi i reformave të Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe shtetit ligjor si dhe rritja e qëndrueshmëria e ekonomisë shqiptare.Leigh vlerësoi rolin e Shqipërisë si një faktor i stabilitetit, sigurisë dhe moderacionit në Ballkan. Për sa i takon zhvillimeve më të fundit në Kosovë, Basha theksoi edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare për vendosjen sa më të shpejtë të misionit të EULEX-it në të gjithë territorin e Kosovës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, sipas parashikimeve të paketës Ahtisari.