E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Njohja e Kosovës nga ndërkombëtarët, e pandalshme

Kosova e pavarur është tashmë një realitet i ri dhe i pakthyeshëm në rajonin ballkanik dhe se njohja e saj ndërkombëtare është e pandalshme, deklaroi Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi pas takimit me homologun e tij turk Abdullah Gyl.Presidenti Topi nënivzoi përpjekjet e faktorit ndërkombëtar në këtë drejtim dhe vuri në dukje se Shqipëria i përmbahet qëndrimit sipas të cilit, pas 17 shkurtit të këtij viti kur Kosova u shpall shtet i pavarur e sovran, jo vetëm vendosja e EULEX-it, por edhe çdo proces tjetër atje duhet të bëhet duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e miratuara, në zbatim të Planit Ahtisari.Presidenti Gyl vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar në Ballkan për ruajtjen dhe forcimin e qetësisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në rajonin tonë duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishëm për arritjen e aspiratave integruese të mbarë vendeve të Ballkanit Perëndimor.Kreu i shtetit turk shprehu edhe një herë dhe siguroi për mbështetjen e palëkundur dhe të fuqishme të Turqisë për vendin tonë në arritjen e objektivit të tij më të afërt, atë të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO si dhe vuri në pah besimin në rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›