Bruksel, Bregu takon Fule, diskutohet statusi: Nuk keni kohë për të humbur

Majlinda Bregu - Stefan Fule
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu është takuar sot me Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë Stefan Fule, ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Komisioneri për Zgjerimin ka mirëpritur miratimin e Planit të Veprimit ku adresohen 12-të rekomandimet e KE-së për Shqipërinë por nga ana tjetër ka kujtuar se Shqipëria ka mbetur prapa në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Plani i Veprimit është një bazë e mirë për udhëheqjen e reformave që adresojnë prioritetet e KE-së. Shqipëria duhet të shfrytëzojë të gjitha kapacitetit për realizimin e reformave, sidomos me kriteret politike, zbatimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, është shprehur Fule.

Postimi i komisionerit në Tuiter për Shqipërinë
Jam i bindur se Shqipëria nuk duhet të humbasë më kohë dhe të ecë përpara me të gjitha veprimet në mënyrë që të arrij rezultate në të gjitha fushat e caktuara, ka nënvizuar komisioneri.
Në këto arritje duhet të përfshirë gjithashtu një reformë zgjedhore në kohë dhe rishikimin e rregullores së parlamentit, që e cila do ti hapë rrugë për përparime dhe në drejtime të tjera.
Fule ka theksuar se përgjegjësit për realizimin e reformave janë të përbashkët dhe se ato duhet të realizohen me dialog dhe bashkëpunim konstruktiv mes qeverisë dhe opozitës. Komisionari ka shtuar se KE është gati të ofrojë mbështetje për realizimin e këtij objektivi kombëtarë të Shqipërisë marrja e statusit kandidat në një kohë kur i gjithë rajoni po ecën para në proceset integruese drejtë BE-së.
Fule ka shkruar në profilin e tij në Tuiter se atmosfera e mirë në Tiranë i jep besim se mund të sjellë rezultate vendimtare dhe të prekshme. Shqipëria ka dorëzuar kërkesën për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në BE me 28 prill të vitit 2009.
Florenc Stafa