Meta takim me Ros-Lehtinen, mbështetje për investimet dhe integrimin
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ,Ilir Meta, u prit ne Kongresin Amerikan ne nje takim te vecante nga Kryetarja e Komisionit te Jashtem, Ileana Ros-Lehtinen.
Z. Meta dhe znj. Ros-Lehtinen diskutuan mbi zhvillimet e fundit ne Shqiperi, rolin e politikes konstruktive rajonale te vendit, si dhe mbi miqesine e shkelqyer mes Washingtonit dhe Tiranes.
Meta vleresoi marredheniet e shkelqyera mes SHBA dhe Shqiperise dhe theksoi se ka ardhur koha qe shkembimet tregtare dhe ekonomike te reflektojne nivelin e shkelqyer te marredhenieve politike mes Washingtonit dhe Tiranes, duke kerkuar mbeshtetjen e Komisionit te Jashtem per inkurajimin e investitoreve amerikane drejt Shqiperise dhe rajonit.
Ne kete drejtim, ai tha se Shqiperia paraqet interes te vecante per investitoret amerikane, vecanerisht ne sektoret e energjise, burimeve natyrore, infrastruktures dhe turizmit. Shqiperia, tha Meta, ka arritur te krijoje nje klime shume miqesore per biznesin e huaj, kjo fale edhe asistences se USAID ne permbushjen e reformave.
Gjithashtu, z. Meta dhe znj. Ros-Lehtinen pasi shkembyen mendime rreth zhvillimeve te fundit politike ne rajon, vune ne dukje rolin pozitiv qe Shqiperia luan, vecanerisht ne marredheniet e shkelqyera qe ka krijuar me te gjithe fqinjet e saj.
Znj. Ros-Lehtinen shprehu angazhimin e saj per te inkurajuar investitoret amerikane, si dhe nje vleresim te vecante per qendrimin pro amerikan te popullit dhe qeverise shqiptare, sidomos per kontributin e Shqiperise perkrah forcave amerikane ne Afganistan dhe ne vende te tjera te botes.
Ne perfundim, Ros-Lehtinen shprehu mbeshtetjen e SHBA per procesin e integrimit evropian te Shqiperise, dhe pranoi me kenaqesi ftesen e z. Meta per te vizituar Tiranen ne te ardhmen.