Princesha e Belgjikës në Shkodër

Princese Matilde
Kam ardhur të dëgjoj problemet e juaja dhe të angazhohemi të gjithë së bashku për vaksinimin e popullsisë, është shprehur Princesha Mathilde e Belgjikës gjatë takimit të saj me përfaqësues të shëndetit publik të Shkodrës dhe nga Mali i Zi.
“Jam shumë e gëzuar që ndodhem këtu mes jush sot, pasi e di shume mirë se sa vështirësi ka puna që ju duhet të përballoni për sa i përket vaksinimit. Unë jam këtu për të përgëzuar punonjësit e shëndetësisë, për punën e pa lodhshme që ata bëjnë, por jam këtu edhe për të parë se si veproni dhe çfarë bëni, pra dua vetëm të dëgjoj gjithçka që ju keni për të më thënë për sa i përket profesionit tuaj.
Princesha e Fronit, Lartësia e saj Mbretërore, Mathildë e Belgjikës e shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e sistemit shëndetësor në vend ka zhvilluar një vizitë në Shkodër. Ajo fillimisht ka zhvilluar vizitën e saj në Qëndron Shëndetësore të Komunës Bushat, ku u prit nga kryetari i Komunës Zef Hila dhe drejtuesit e qendrës shëndetësore të kësaj komunë. Princesha Mathilde u informua në lidhje me funksionimin e sistemit shëndetësor në këtë zonë dhe për kushtet e krijuara.
Më pas Lartësia e saj Mbretërore ka vizituar qytetin e Shkodrës dhe konkretisht Poliklinikën e Qytetit, ku është pritur nga drejtues vendorë dhe stafi i këtij institucioni. Merrnin pjesë përfaqësues të qendrave shëndetësore nga Shkodra, Podgorica, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe drejtues vendor të Shkodrës.
Vizita e saj në Shkodër kishte si synim njohjen nga afër të problemeve që përballët shëndetësia në këtë vend, e veçanërisht në vaksinimin, si një çështjet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me rritjen e imunitetit. Është hera e parë që një anëtar i familjes mbretërore të Belgjikës ka mbërritur në Shqipëri. Princesha e Fronit, Lartësia e saj Mbretërore, Mathilde e Belgjikës po zhvillon në Shqipëri e veçanërisht në Shkodër një vizitë tri ditore. /A.Dushi/