E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, Fule: Është koha që të ketë dialog politik

“Tani që Kolegji Zgjedhor ka përmbyllur misionin e tij, është koha kur forcat politike të vendosen në një dialog, dhe sidomos të jenë pjesë e institucionit kyç në demokraci, që është parlamenti”.

Ka qenë ky apeli, që Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule i ka bërë palëve politike në Shqipëri, duke theksuar se dialgou duhet të ndiqet në një mënyrë progresive dhe pozitive. Po ashtu ai theksoi se reformat politike dhe kushtetuese në vend duhet të ndiqen njësoj si reformat e tjera, të cilat janë gjithashtu të rëndësishme.

Duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën politike në vend, Fule deklaroi se zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira.

“E dimë që ka pasur marrëdhënie polarizuese në politikë, lidhur me vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Duhet të inkurajojë shqiptarët, që të kenë besim tek reformat, që do të implementohen. Shqipëria mbetet në agjendën e Evropës dhe KE. Liderët shqiptarë duhet të tregojnë se janë të interesuar të punojnë për reformën dhe agjendën e BE”, u shpreh Fule.

Gjithashtu Komisioneri për Zgjerim, theksoi se BE kërkon një opozitë konstruktive që të marrë pjesë në plotësimin e këtyre reformave. Takimin e sotëm mes përfaqësuesve të BE dhe përfaqësuesve shqiptarë, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm, Haxhinasto, Fule e cilësoi konstruktiv dhe produktiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›