Përzgjidhen ministrat e rinj për Drejtësinë e Kulturën

Kryeministri Sali Berisha ka përzgjedhur dy ministrat e rinj në kabinetin e tij qeveritar. Në krye të Ministrisë së Drejtësisë është zgjedhur Eduard Halimi, deputet i Partisë Demokratike dhe jurist me profesion. Ndërkohë, Aldo Bumçi është zgjedhur në krye të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Pas përzgjedhjes, emrat e dy ministrave do të shkojnë tek Presidenti për dekretim dhe më pas do të bëhet miratimi në Parlament.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar kanë ardhur pas zgjedhjeve të 8 majit, ku këto poste kishin mbetur bosh për shkak të kandidimit të dy ish ministrave në zgjedhjet lokale.