Ashton-Fyle: Shqetësim për vendimet e Kolegjit

Komisionerja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle, kanë shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor, sa i takon situatës zgjedhore.
Ashton dhe Fyle kanë përkrahur dërgimin e çështjes në Komisionin e Venecias. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, ata kanë komentuar për situatën zgjedhore në Shqipëri.
Pas marrjes së vendimit nga ana e Kolegjit Zgjedhor, për kryebashkiakun e Tiranës, Ashton dhe Fyle deklarojnë se vendimi ishte kundërshti dhe polarizim.
Po ashtu në deklaratën e tyre ka kritika edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vendin tonë, duke i cilësuar ato jo të mira. Sipas tyre, vendi ka nevojë për reforma zgjedhore, të cilat duhet të bëhen sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR.