Bruksel, GDN shqyrtonsot gjendjen në Kosovë
BRUKSEL- Grupi Drejtues Ndërkombëtar (GDN) për Kosovën takohet sot në Bruksel për të shqyrtuar gjendjen në Kosovë në pritje të ndërtimit të institucioneve të reja, që do dalin pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Ky grup përbëhet nga 25 shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilave edhe Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së.
Takimi i grupit Drejtues Ndërkombëtar mbahet në nivel të drejtorëve politikë të ministrive të jashtme të shteteve anëtare, ndërsa nga Kosova pjesëmarrës do të jenë ministrja në detyrë e punëve të jashtme, Vlora Çitaku dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith.
Në një darkë pune ndërkaq i pranishëm do të jetë edhe kryesuesi i bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi.
Në fokus të takimit të Brukselit pritet të jetë procesi i zgjatur zgjedhor që sipas vëzhguesve, u shoqërua me defekte serioze si dhe përpjekjet për formimin e institucioneve të reja.
Autoritetet ndërkombëtare në Prishtinë së fundi kanë bërë thirrje për formimin e një qeverie me “duar të pastra”, duke kërkuar që personat të cilët janë nën hetime, të lihen jashtë kabinetit të ri qeveritar.
Para nisjes në Bruksel, ministrja e punëve të jashtme në detyrë, Vlora Çitaku ka thënë se para Grupit Drejtues Ndërkombëtar do të prezentojё tё arriturat e Kosovёs nё zhvillimin e demokracisё, qeverisjes sё mirё, shoqёrisё shumetnike dhe sundimit tё ligjit.
Grupi është formuar pas shpalljes sё pavarёsisё sё Kosovёs në shkurt të vitit 2008, për të mbikëqyrur zbatimin e planit të Ahtisarit, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli mëvetësinë e saj.
(BBC/balkanWeb)