AAK: Jo qeveri me PDK nëse nuk ka ftesë dhe LDK
PRISHTINE-Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vendim që të mos jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës, nëse Partia Demokratike e Kosovës nuk e fton në bashkëqeverisje Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Këshilli drejtues dhe Kryesia e AAK-së pas përfundimit të mbledhjes kanë paraqitur një deklaratë për media ku shprehën bindjen se rrugëdalja më e mirë nga rrethanat aktuale në të cilën gjendet Kosova është krijimi i një koalicioni më të gjerë, gjegjësisht koalicionit ndërmjet PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, si mundësi për të tejkaluar situatën aktuale. “Në rast se ky koalicion i gjerë nuk ndodh, atëherë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që nga data 8 shkurt vendos përfundimisht të mbetet parti opozitare parlamentare”, thuhet në deklaratë. Në këtë deklaratë nuk përmendet askund pohimi i mëhershëm i AAK-së se nuk hyjnë në koalicion me kryeministër Hashim Thaçi. KQZ-ja i certifikoi të hënën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit, ndërsa ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi konfirmoi se të martën do të fillojë konsultimet me partitë parlamentare për konstituimin e Kuvendit të ri dhe më pas do t’ia jep mandatin Hashim Thaçit për të formuar qeverinë e re.Nëse AAK-ja nuk hyn në qeverinë e re, atëherë variant është bashkëqeverisja e PDK-së me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe partitë e minoriteteve.
(d.b/BalkanWeb)