E Shtunë, 31 Tetor 2026

Countryman: S’doketë negociata përstatusin e Kosovës

PRISHTINE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të saj, apo për statusin e Kosovës, në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Deklarata është bërë nga ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Countryman, i cili ndodhet aktualisht në Bruksel, ndërsa do të vizitojë nesër dhe pasnesër Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë.
Countryman ka ripërsëritur thirrjen e mëparshme të SHBA-ve, për krijimin e një qeverie me duar të pastra, e cila do të mund të rikthejë besimin e humbur nga populli.

Ai tha se shpreson që partitë politike në Kosovë do të mund të arrijnë të krijojnë qeverinë e re, deri javën e ardhshme.
Kantrimen theksoi gjithashtu se bashkëpunimi mes SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit është më i domosdoshëm se kurrë në këto momente. Sipas tij, rruga e integrimit ne BE, është rruga më e mirë për demokratizimin e vendeve të rajonit.

Si shembull të suksesit, ai përmendi Kroacinë, duke theksuar se edhe vende tjera të rajonit mund të arrijnë suksesin e saj, por politikanët në ato vende të Ballkanit duhet të shohin interesat e shtetit, e jo interesat e ngushta personale apo ato politike.

(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›