Bruksel, Kukan: Zgjedhjet sfidë për Shqipërinë, kujdes procesin e numërimit të votave
TIRANE-Zhvillimet më të fundit në Shqipëri janë në fokus dhe të Brukselit zyrtar dhe Bashkimit Europian. Është një deklaratë e Eduart Kukan që në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë, këto zgjedhje për Bashkimin Europiane paraqesin një sfidë të vërtetë për Shqipërinë dhe se me shumë rëndësi mbetet organizimi e zgjedhjeve në tërësi si dhe fushata zgjedhore.
Një aspekt i rëndësishëm që Kukan e theksoi ishte respektimi i ligjit dhe gjithë atij procesi zgjedhor që nuk ka të bëjë vetëm me fushatën zgjedhor, por dhe me proçesin e numërimit të votave.
Kukan e vuri theksin dhe në bashkëpunimin mes forcave politike mes PS dhe mazhorancës dhe forcat e të tjera politike që sipas tij duhet të bashkëpunojnë me qëllim që palët të mos e kundërshtojnë dhe të kenë kontestime, por të njohin rezultatin zgjedhor kushdo qoftë ai.
Kukan vuri theksin dhe në mospërsëritjen e gabimeve që kanë ndodhur në proçese të tjera elektorale.
(d.b/BalkanWeb)