E Diel, 1 Nëntor 2026

Berluskoni nuk takohet me Galianin, Alegri mbetet pezull

Silvio Berluskoni mbetet në Sardenjë, ndërsa kalon afati për takimin vendimtar mbi të ardhmen e trajnerit Alegri. Bëhet gjithnjë e më i pasigurt fati i Masimiliano Alegrit te Milani. Në fakt, e ardhmja e tij do të duhet të vendoset natën e së enjtes gjatë një takimi me Silvio Berluskonit dhe Adriano Galianit, megjithatë, presidenti i Milanit do të qëndrojë në Sardenjë deri të dielën. 

Prandaj, takimi vendimtar është anuluar. Ndërkohë, trajneri ka të bëjë edhe me ultimatumin e Romës, që dëshiron një përgjigje definitive deri të shtunën. Nëse Alegri largohet, emrat për ta zëvendësuar janë gjithmonë të njëjtët. Në krye të listës është i famshmi Klarens Sedorf, që po pret të lërë Brazilin dhe të fluturojë drejt Milanos për të marrë në dorëzim stolin e kuqezinjve. 
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›