Save the Children: Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri më e lartë se deklarohet
Referuar raportit me të fundit të “Save the Children”, vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është shumë më e larte nga sa deklarohet nga strukturat shëndetësore dhe e rendit vendin tonë të 81 nga 186 vende në të gjithë botën.
Organizata ndërkombëtare për fëmijët shkruan nder të tjerat në raportin e saj se një fëmijë që lind në Shqipëri është 50 % më shumë i rrezikuar të vdesë, sesa fëmijët që lindin në Europë.
Raporti konstaton gjithashtu se 80% e të gjitha vdekjeve të foshnjave të sapolindura shkaktohen nga komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjeve të parakohshme apo nga infeksione të rënda.
Edhe pse me rezerva shifrat alarmante pranohen si të tilla edhe nga ministri i Shëndetësisë Halim Kosova, i cili gjithsesi thotë se situata nuk duhet parë bardh e zi në një kohë që ka pasur edhe arritje.
Pasi ka zhvilluar nje takimi me mjekë dhe infermier të maternitetit "Koço Gliozheni" në Tiranë, ku ka parë nga afër zbatimin e projektit për forcimin e ndihmës së parë mjekësore në kushtet e shtëpisë, ministri i është përgjigjur gazetarëve për shkeljet e zbulura nga auditi në QSUT. Hetimi i ministrisë tha Kosova do të shtrihet edhe tek shkelje të detyrës për disa shefa shërbimesh në QSUT.
Me humor ministri i është përgjigjur akuzës së ngritur ndaj tij nga ish-drejtori i kabinetit Pëllumb Pipero lidhur me anulimin e shefave të rinj në QSUT.
(e.m/News24/BalkanWeb)