Bruksel, Rama takohet me Fyle:Zgjedhjet në vëmendje të BE-së
TIRANË - Kryetari i PS, Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle.
Sikundër po bën thuajse për çdo takim të zhvilluar në Shqipëri dhe jashtë saj, Rama ka postuar në rrjetin social “Twitter” , foton e takimit por edhe qëndrimin e tij përsa i takon diskutimeve me zyrtarin e lartë europian.
“Ne jemi të vendosur të garantojmë votën e lirë dhe të udhëheqim vendin drejt BE-së duke lënë pas fantazmat e manipulimit e të nacionalizmit!
Përditë rritet vëmendja ndërkombëtare ndaj zgjedhjeve të qershorit dhe forcohet bindja se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë”, shkruan Rama në “Twitter”.
Prej dy ditësh, kreu i PS-së, ndodhet në Bruksel ku është takuar edhe me përfaqësues të së majtës në Komisionin Europian e ku kryefjala, sipas burimeve brenda PS-së, është procesi zgjedhor i 23 qershorit.
Njëkohësisht, Rama ka njoftuar vetë në “Twitter” se “datat 22-23 shkurt janë ditë intensive drejt fitores. ne do të mbajmë Konferencën Kombëtare të Programit “Për një rilindje shqiptare”, të cilën mund ta ndiqni “live” neser pasdite e pasneser paradite.
Të dielën, në orën 12.00”, përfundon Rama, “do t’i përgjigjem në “Twitter” dhe “Facebook”, të gjitha pyetjeve tuaja".
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)