E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thagma/Edhe prurjet e reja kanë nisur t’i dalin kundër Edvinit

21-02-2013 / Gazeta 55

Kandidati i PS për deputet, Ylli Ziçishti nuk është dakord me Edi Ramën, lidhur me platformën për shëndetësinë. Ai deklaron se të gjithë duhet të paguajnë kontribut apo sigurime shëndetësore dhe s’duhet lejuar shkurajimi i këtij detyrimi ligjor

Kandidat për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës dr.Ylli Ziçishti, nuk është fort dakord me reformën e propozuar nga Edi Rama në Shëndetësi. Në një prononcim për mediat Zeçishti theksoi se të gjithë duhet te paguajnë kontribut apo sigurime shëndetësore. “Si gjithë bota paguan siguracion ne deri tani e kemi kontribut paguajmë më pak. Çdo qytetar kudo që të jetë në Shqipëri duhet të jetë i siguruar, pse duhet të jetë i siguruar, sepse me atë siguracion ai do të mbaj veten do mbaj spitalin, do të mbaj dhe shtetin dhe siguracioni kuptohet se në Shqipëri, me shifra nuk mund të them sa mund të jenë shifrat, po ka njerëz në punë të zezë që nuk paguajnë siguracion, ka që nuk janë të siguruar fare kështu që ata njerëz si të gjithë duhet të sigurohen sepse kur vjen puna mos vijnë në spital të rrinë kokulur, ose ti fusin lekë mjekut në xhep. Mjeku e merr lekun nga siguracionet, spitali merr nga siguracionet atëherë shume e thjeshtë vjen vizitohet vjen operohet ikën regjistrohet, ky është projekt që bëhet nuk e bëj unë, nuk e bën mjekësia këtë punë e bën shteti dhe pastaj këtu vlerësohet dhe puna e mjekut në baze të punës që bën, ai siguracion që ka siguruar, qendra i kthen lekët mjekut, i jep lekë mjekut që ka punuar. Dhe kështu edhe mjeku dhe i sëmuri qe vizitohet i bie të jenë në rregull. Një gjë nuk po shohim. Ne vizitojmë shume njerëz që janë të siguruar, po ky lekë tu jepet mjekëve nuk u jepet, që ta ndej që unë që po punoj po më shpërblen shteti, unë marr një rrogë si ai që punon më pak dhe si ai që punon më shumë më tepër se këtu nuk ka konkurrencë prandaj kjo punë duhet rregulluar patjetër që të funksionoj. Po se ndjeve nga afër punën që bën gjithmonë do këtë probleme”, vlerësoi kandidati i PS.  

Mjeku Zeçishti shpjegon se sipas kësaj skeme funksionojnë edhe shërbimet shëndetësore ne vende te tjera te botës. “Ka edhe spitale në botë, që shumica janë private me siguracion mbahen. Në të paktën ta bëjmë gjysme buxhetor dhe mund të bëhet me këto siguracione. Ca është gjysme buxhetor gjysmën e paguan shteti gjysmën siguracioni sepse vlera e një operacioni nuk është e vogël është e madhe. Unë këtë mendim kam. Ne pak paguajmë se ky është kontribut, ndërsa siguracioni kuptohet është me i larte”, deklaroi mjeku.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›