Bruksel Rama takon Papandreun

E majta europiane, e cila përfaqëson opozitën në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, analizoi në ditën e parë të punimeve të Kongresit pasojat e krizës ekonomike e financiare duke konsideruar përgjegjëse qeveritë e djathta dhe të zgjedhurit e tyre në drejtimin e institucioneve europiane.
Kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Sarkozy u konsideruan përgjegjësit kryesorë për situatën në Greqi, cfarë rrezikoi më pas dhe vende të tjera të eurozonës, sic u shpreh gjatë fjalës së lamtumirës kryetari i deritanishëm i Partisë Socialiste Europiane, Poul Rassmussen.
Ish-kryeministri grek, Papandreu, i pranishëm në konventën eurosocialiste, argumentoi pas takimit me kryetarin e PS Rama, se shembulli grek flet për rëndësinë e qeverisjes me transparencë.
“Cështja Është shumë e rëndësishme sot që shqiptarët dhe klasa politike në vend të jenë të gjithë bashkë për të bërë transparencën e të gjitha të dhënave të realitetit ekonomik
Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste e transparencës është kyce. Në Greqi ne nuk patëm transparencë për buxhetin, e as për sektorin publik. Kjo shkaktoi një problem të madh me deficitin, gjë të cilën ne mund t'a kishim ndaluar, nëse do të kishim patur transparencë”, deklaroi Papandreu.
“U krijua gjithashtu shumë pabarazi, e mungesa e transparencës mund të sjellë dhe korrupsionin. Korrupsioni dëmton në fund të fundit shtresën e mesme, ata të cilët kanë më shumë fuqi, e që mund të sjellin më shumë para, barazi dhe drejtësi për shoqërinë. Ndaj, transparenca është një cështje për qeverisjen e mirë, demokracinë dhe një cështje e kohezionit social. Për këtë arsye, qeveria jonë në Greqi sot mban si “flamur” transparencën. Gjithcka bëhet online, cdo cështje, buxheti është online, e kjo përbën një bazë të mirë për të krijuar një Greqi të sigurtë”, vijoi ai.
“Është shumë e rëndësishme sot që shqiptarët dhe klasa politike në vend të jenë të gjithë bashkë për të bërë transparencën e të gjitha të dhënave të realitetit ekonomik, përndryshe shume shpejt do të gjendemi përpara një stuhie që do të ishte e tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë aspekt, eksperienca e qeverisë së djathtë të mëparshme greke, e cila fshehu të gjitha të dhënat, është një përvojë që duhet të na mësojë shumë”, theksoi pas tij kryetari i PS, Edi Rama.
Përvec delegacionit të Partisë Socialiste, në këtë kongres ishte i pranishëm dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, i cili përfaqësonte Lëvizjen Socialiste për Integrim, por palët nuk përshëndetën njëra-tjetrën.
Rreziku i një recesioni tjetër në Ballkan është shumë i madh, pasi vendet e tij janë tejet të ekspozuara ndaj krizës në Eurozonë.
Kriza Financiare
Kriza, Eurozona në tatëpjetë
Zhvlerësohet ekonomia hungareze
Kriza ekonomike, protestat godasin edhe Kinën
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Kuvend, replika Blushi-Berisha
Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Ben Blushi kanë shkëmbyer akuza dhe batuta ironike në Kuvend gjatë diskutimit të buxhetit. Durrës, debate mes palëve në Këshill Bashkiak
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit është ndërprerë pa mundur të shqyrtojë një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës që lidhet me problemin e strehimit social. Një vëzhgim mbi komunikimin tonë publik dhe dy ilustrime
Mustafa Nano - Shtypi i Prishtinës ka folur këto ditë mbi një diatribë të Rexhep Qosjes kundër LDK-së. Qosja u nis të përshëndeste një nismë ligjvënëse të deputetit Ramë Vataj për të ndryshuar ligjin që rregullon funksionimin dhe ekzistencën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës (Akademia e Tiranës nuk është e Arteve; është vetëm e Shkencave), dhe në rrugë e sipër i bëri qortime të rënda LDK-së, e cila, sipas tij, e ka pushtuar Akademinë. Europa, një kërcënim me ndëshkim kolektiv për shqiptarët
Andrea Stefani - “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”. Kështu thuhet në nenin 38 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Rama: Pakti me PD, jam skeptik
Në një reagim të shkurtër nga Brukseli, Rama tha për “Top Channel” se në takimin me Komisionerin e Zgjerimit, Stefan Fyle, u bë bilanci i përgjegjësive për mosnisjen e bisedimeve të integrimit, ndërsa theksoi se mendimi i përbashkët është që shumica e tyre i përkasin qeverisë.
Lajmet kryesore
Kuvend, vijojnë debatet për buxhetin
Berisha e mbron, Ruci e kundërshton
Kuvend, replika Blushi-Berisha
"Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Dokument për lumin Drin