Kuvend replika Blushi-Berisha

Kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Ben Blushi kanë shkëmbyer akuza dhe batuta ironike në Kuvend gjatë diskutimit të buxhetit.
Pika e parë e debatit ishte ajo e granteve që qeveria jep për pushtetin vendor dhe autonomisë fiskale që kanë bashkitë dhe komunat.
“E di si u përdor diskrecioni, që kryetari i bashkisë të tatonte vetëm për emrin. E vije ti aty shitorja “Blushi”? Do paguaje 900 mijë lekë vetëm për tabelën me emrin tënd”, iu drejtua Berisha-Blushit.
“Që ta dish zotëri, se nuk e ke mësuar, taksa për biznesin e vogël KuvendiMazhoranca miraton “plehrat” Sërish Berisha, kërcenon TahirinBuxheti faktik 2010 miratohet mes debatesh ka diskrecion. Kollaren ti mund ta lidhësh ndryshe, por kollarja është po ajo. Diskrecioni për bizneset ka qenë 30 për qind, me mundësinë që ta ulnin si të donin që prej 2005”, u përgjigj Blushi.
Replikat dhe batutat kanë vazhduar edhe për projektin e sheshit Skëndërbej, ku kryeministri tha se qeveria ia riktheu atë qytetarëve.
“Është mrekullia e vetë, shko shikoje. Nga betoni u bë i gjelbëruar, mori drejtimin jeshil. A e kuptoni ju c’ishte piramida në mes të sheshit?”, u shpreh Berisha.
“Në fakt ai shesh sot është më mirë se më parë, e pranoj këtë. Por ka dicka që nuk shkon. Unë kaloj përditë atje dhe tek monumenti i Skëndërbeut nuk shkohet dot më. Aty nuk shkohet përvecse zbathur”, replikoi Blushi.
Diskutimet e gjata të buxhetit janë shoqëruar shpesh me debate mes kryeministrit nga njëra anë dhe deputetëve socialistë nga krahu tjetër, ndërkohë që ministri i Financave, ndyshe nga herët e tjera, këtë radhë ka preferuar të mos përzihet në debat.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Durrës, debate mes palëve në Këshill Bashkiak
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit është ndërprerë pa mundur të shqyrtojë një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës që lidhet me problemin e strehimit social. Një vëzhgim mbi komunikimin tonë publik dhe dy ilustrime
Mustafa Nano - Shtypi i Prishtinës ka folur këto ditë mbi një diatribë të Rexhep Qosjes kundër LDK-së. Qosja u nis të përshëndeste një nismë ligjvënëse të deputetit Ramë Vataj për të ndryshuar ligjin që rregullon funksionimin dhe ekzistencën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës (Akademia e Tiranës nuk është e Arteve; është vetëm e Shkencave), dhe në rrugë e sipër i bëri qortime të rënda LDK-së, e cila, sipas tij, e ka pushtuar Akademinë. Europa, një kërcënim me ndëshkim kolektiv për shqiptarët
Andrea Stefani - “Askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit”. Kështu thuhet në nenin 38 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Rama: Pakti me PD, jam skeptik
Në një reagim të shkurtër nga Brukseli, Rama tha për “Top Channel” se në takimin me Komisionerin e Zgjerimit, Stefan Fyle, u bë bilanci i përgjegjësive për mosnisjen e bisedimeve të integrimit, ndërsa theksoi se mendimi i përbashkët është që shumica e tyre i përkasin qeverisë. Bruksel, Fyle pret Ramën
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u prit ne Bruksel nga Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fyle. Sipas Komisionit Europian, takime të tilla janë pjesë e kontakteve të rregullta me forcat politike shqiptare.
Lajmet kryesore
Kuvend, vijojnë debatet për buxhetin
Berisha e mbron, Ruci e kundërshton
Ballkani në rrezik recesioni
"Veriu", akuza qeverisë së Thacit
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor