Bruksel, Rama takon Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme dhe ZV/Presidenten e Komisionit Europian

Në vijim të agjendës së tij në Bruksel, në kuadër të Samitit BE- Ballkani Perëndimor, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e jashtme, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas.
Në nisje të agjendës, Kryeministri Rama u prit në një takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë “Roam like at home”, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, të drejtuar nga presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa.

Në këtë takim marrin pjesë edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.