Bruksel, eurodeputeti Brok pret Bregun: Dialogu, pozitiv për statusin
//BRUKSEL - Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila ndodhet për një vizitë dy-ditore në Bruksel, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok.
Gjatë takimit eurodeputeti Brok theksoi se dialogu politik dhe parlamentar në Shqipëri është shumë i rëndësishëm.
“Ne presim si parlament që në fund të majit të kemi rezultatet për përfundimin e reformave, çka do të ketë një impakt të madh për konstituimin e statusit kandidat për Shqipërinë.
Në lidhje me ecurinë e procesit të reformave, Brok e sheh si një shenjë pozitive rivendosjen e dialogut, i cili sipas tij po funksionon që me reformën elektorale dhe atë parlamentare, dhe kjo përbën plotësimin e një kushti për të ecur përpara.
Duke u ndalur në mbështetjen e PE-së për marrjen e statusit kandidat, eurodeputeti u shpreh se “ne do të shohim rezultatet e Shqipërisë në të gjitha fushat në progres- raportin e Komisionit, por duke qenë se pengesa kryesore ka qenë pikërisht dialogu politik, ka një arsye të fortë për marrjen e statusit këtë vit.”.
(er.nu/news24/BalkanWeb)