E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, liderët e Bashkimit Evropian hapin negociatat me Serbinë

SERBI-280x200Bruksel- Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian kanë vendosur sot hapjen e negociatave me Serbinë për anatërësimin në BE.

Ka qenë Herman Van Rompuy, presidenti i Këshillit Evropian i cili ka konfirmuar lajmin duke shkruar në Twitter.

Kjo ëhstë dita e dytë e Samitit në Bruksel ku në krye të axhendës ishte Serbia.

Ndërkohë, që në samitin e ditës së djeshme, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›