E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrjet zgjojnë Berishën, i përshëndet me elektrik dore

TIRANE - Grupet e të rinjve që përkrahnin me thirrjet e tyre Sali Berishën, vazhduan deri në orën 1 të mëngjesit të djeshëm të mblidheshin poshtë pallatit ku ai jeton, në një rrugicë pranë TVSH-së. Entuziazmi ishte i pa matë kur nga katet e larta u duk hija e një njeriu që pas një momenti u fut sërish brenda për të marrë një elektrik dore me të cilin përshëndeti të rinjtë. 

Kjo për shkak se ndriçim nuk kishte i vështirësuar edhe më nga kati i lartë ku ndodhet shtëpia e liderit historik të PD-së. Mjaftoi kjo përshëndetje që ata të shpërthenin të ngazëllyer në thirrje pro tij dhe më pas të largoheshin, pasi atë që kërkonin e morën, sinjal nga njeriu të cilin e adhuronin shumë. 

(er.nu/summerpages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›