E Diel, 1 Nëntor 2026

KLSH kallëzim penal 4 personave, vodhën grantet e Ministrisë së Punës

bujar-leskajAbuzime në tender, përfitime personale nga aktivitet e kryera në Ministrinë e Punës, shpenzime të padrejta për shërbime jashtë shtetit ku hyjnë edhe pushimet personale me familjen duke abuzuar me paratë e shtetit si edhe një sërë shkeljes të tjera ka konstatuar Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të veçantë për Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Janë katër zyrtarë që do të hetohen për shkelje në Prokurorinë e Përgjithshme ndërsa personi që mesa duket është ai që duket se ka përfituar më shumë nga shkeljet e kryera është pikërisht Drejtori i Kabinetit të Ministrisë së Punës. KLSH, pasi konstatoi parregullsi, shkelje ligjore dhe procedurale në menaxhimin e aseteve dhe fondeve buxhetore të këtij institucioni do të çojë në ndjekje penale 4 persona.
Shkeljet
Sipas KLSH-së, dëmi i shkaktuar nga këto shkelje ligjore llogaritet në 23,728,976 lekë. Gjatë auditimit të KLSH-së u konstatuan shkelje në blerjen e pajisjeve, organizimin e aktiviteteve, shpenzime të padrejta për shërbime jashtë shtetit, parregullsi në drejtim të organizimit dhe funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror. KLSH ka bërë katër kallëzime penale në Prokurori me shkresat Nr. 1240/29, Nr. 1240/30, nr.1240/31 dhe nr.1240/32, datë 31.05.2013 për veprat penale, “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”, “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Shkeljes së Barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” për çështje dhe drejtues përgjegjës, ndër të cilët Drejtori i Kabinetit të Ministrit K. B., Këshilltari i Kabinetit të Ministrit Th. K. dhe Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse F. B.- thuhet në njoftimin e KLSH-së.
Masat
Kontrolli i Lartë i Shtetit në lidhje me këto shkelje rekomandon 40 masa organizative; 25 masa për shpërblim dëmi në vlerën 23,728,976 lekë dhe 10,613 Euro; 4 masa administrative, 3 masa Zgjidhje e kontratës së punësimit për Drejtorin e Kabinetit, Këshilltarin e Ministrit dhe Përgjegjësin e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse si edhe 3 masa Largim nga shërbimi civil për Drejtoren e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse, Drejtorin e Përgjithshëm të Politikave, 1 masë Kalim në një detyrë të një niveli apo klase më të ulët për një periudhë deri në një vit për Drejtorin e Politikave të Inspektimit në Punë dhe Drejtorin e Shërbimeve të Brendshme;; 4 masa Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë për një periudhë deri në 2 vjet për ish Sekretarin e Përgjithshëm, Përgjegjësin e Sektorit të Shërbimeve të Financës dhe Përgjegjësen e Sektorit të Drejtorisë së Integrimit.

Këshilltari i kabinetit të Kserës shkelje skandaloze  
Një nga shkeljet e konstatuara në Ministrinë e Punës drejtuar nga Ministri Spiro Ksera, ka të bëjë me blerjen e pajisjeve për sallën e mbledhjeve në shumën 1,846,800 lekë, duke mos justifikuar blerjen edhe pse ky shpenzim ishte kryer në fund të vitit 2007. Po ashtu, rezultuan shkelje edhe në caktimin e Drejtorit të Kabinetit të Ministrit në mjaft raste si Kryetar i komisioneve të eventeve sociale apo të komisioneve të prokurimit të fondeve, në kundërshtim me funksionet e përcaktuara në Rregulloren e Brendshme të Ministrisë. Një tjetër shkelje ka të bëjë me organizimin e aktivitetit Prezantimi i mekanizmit kombëtar të referimit të rasteve të viktimave të dhunës ne familje, ku subjektet konkurrues kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesave, duke shmangur konkurrimin e ndershëm të ofertuesve, me dëm ekonomik për Shtetin në vlerën 1,526.000 Leke. Në organizimin e ngjarjes sociale Bota femërore, një sfidë më shumë gra në vendim-marrje, janë paguar shpenzime të pajustifikuara për dekorin e aktivitetit për 7 ditë në vlerën 417.426 lekë. Shpenzime të padrejta gjithashtu ka pasur për shërbime jashtë shtetit në vlerën 10,613 euro dhe pagesa të tjera të kryera padrejtësisht për Këshilltarin e Ministrit për punë fiktive. Parregullsi janë konstatuar edhe në drejtim të organizimit së Drejtorisë të Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror(SHSSH), lidhur me nxjerrjen e urdhrave për “revokimin e akteve administrative” të Drejtorit të Përgjithshëm të SHSSH.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›