E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel mbahet takimi Thaci-Dacic

Në Bruksel është zhvilluar të premten takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiç, nën ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Në përfundim të takimit, baronesha Ashton e ka cilësuar atë si pozitiv dhe ka paralajmëruar mbajtjen së shpejti të takimit të radhës me krerët e dy qeverive.

“Kam takuar sot në Bruksel kryeministrat Ivica Daçiç dhe Hashim Thaçi, me qëllim vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, të cilat u zotuan për bashkëpunim. Do të takohemi prapë së shpejti”, thuhet në Ne u pajtuam që ta vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve, të cilat u zotuan për bashkëpunim. Do të takohemi prapë së shpejti

Catherine Ashton
Shefe e Politikës së Jashtme të BE një komunikatë të zyrës së Ashton, të cilës i referohet “REL”.

Në dokumentin në fjalë saktësohet se takimi u mundësua pas takimeve të ndara që zonja Ashton zhvilloi në Nju Jork me presidentin serb Tomisllav Nikoliç dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

"Besoj se dialogu është në interesin e të dyja palëve. Qëllimi i tij është të përmirësohet jeta e njerëzve dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve, për ta sjellë Serbinë dhe Kosovën më afër Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në deklaratë.

Një ditë më parë, me 68 vota pro, 4 abstenim dhe 3 kundër, Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Rezoluta ishte një propozim i Partisë Demokratike të Kosovës dhe në momentin e votimit të saj, të pranishëm në sallë ishin 98 deputetë të Kuvendit. Bisedimet Kosovë-Serbi
Bruksel, Ashton pret Daçiç
Daçiç: Gati për bisedime me Kosovën
Lunaçek: Veriu pjesë e dialogut, ndarja jo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›