E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS pergatitje per strategjine elektorale

Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare të cilës i është paraqitur një strategji e detajuar për zgjedhjet e përgjithshme parlamentarë të vitit 2013.

Mbledhja e cila ka zgjatur më shumë se 3 orë u zhvillua me dyer të mbyllura.Mësohet se ishte vetë kreu opozitës Edi Rama për gati 90 minuta, i cili prezantoi strategjinë edhe vizualisht nëpërmjet sistemit poëer-point, me të cilën socialistët synojnë fitoren e zgjedhjeve.

Strategjia është ndërtuar në dy kolona të cilat janë ato të vizionit e pikëpamjeve komunikative dhe organizimi.
Katër janë çështjet ku do të fokusohet komunikimi me elektoratin, demokracia e re, ekonomia e re, shoqëria e re dhe integrimi.

Në strategjinë elektorale të Partisë Socialiste janë parashikuar gjithe rruget per shpalosjen e programit politik, rruget per te ndertuar koalicionet politike ne prag te zgjdhjeve, menyra sesi do te sillet opozita me e madhe e vendit me median, si dhe strategjite per mbrojten e votes ne diten e votimit.

Një pjesë e rëndësishme e strategjisë është edhe ndërtimi koalicioneve, për të cilat Rama mësohet të ketë thënë se ato do të ndërtohen në funksion të mirëqeverisjes së nesërme, duke mirëpritur kontributin e çdo force politike për t'iu bashkuar një koalicioni të gjerë opozitar.

Krahas këtyre çështjeve Rama ka shpalosur vizionin e PS-së për 100 ditën e para të qeverisjes së majtë. Asammbleja e PS e ka miratuar strategjinë e prezantuar nga kryetari Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›