E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i pavarësisë, Kuvendi boton 3 aktet e themelimit të shtetit

Me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi ka botuar një vëllim të veçantë me aktet e themelimit të shtetit shqiptar.
 

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në fjalën e saj ka shprehur mirënjohjen për të gjithë heronjtë të cilët dhanë jetën për pavarësinë e vendit.

Në shenjë mirënjohje ne kujtojmë Lidhjen e Prizrenit, Vlorën me deklaratën e pavarësisë. Mirënjohje për të gjithë heronjtë e shtetit shqiptar që luftuan për pavarësinë. Lidhja e Prizrenit tregoi që trojet shqiptare nuk mund të trajtoheshin si plaçkë tregu siç e kërkonin fuqitë e mëdha. Lidhja e Prizrenit përmbysi tezën ku mohoej ekzistenca e kombit shqiptar. Ajo vërtetoi se kombi shqiptar ishte një komb liridashës dhe i vendosur për të krijuar shtetin”tha Topalli.

Ndërkohë 200 kopjet e botimit të tre akteve të themelimit të shtetit iu janë shpërndarë qyteteve dhe komunave në të gjithë trojet shqiptare që kanë dhënë kontributin e tyre për pavarësinë e Shqipërisë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›