Bruksel neser bisedimet Kosove-Serbi

Edita Tahiri kryeson ekipin e Prishtinës, ndërsa atë të Beogradit Borko Stefanoviç, këshilltar i presidentit serb Boris Tadiç.
Ndërmjetësimi mes paleve do të udhëhiqet nga zyrtari i lartë i Këshillit të BE-së, Rober Cooper. BE pret që ky dialog të zgjasë rreth një vit e që të ketë rezultate konkrete pas kësaj periudhe.
Synimi kryesor është zgjidhja e çështjeve praktike në interes të përmirësimit të jetëve të përditshme të qytetarëve, por edhe ndihmesa ndaj palëve për t'u afruar më shumë me BE-në.
Në muajt e ardhshëm ky dialog pritet të përfshijë rreth 20 çështje të ndryshme, për pjesën dërrmuese të të cilave thuhet se është rënë dakort paraprakisht me të dyja palët.
Zyrtarë të lartë të BE-së kanë thënë se dialogu do të bazohet mbi realitetin në vend, pa paragjykuar qëndrimet e kundërta të palëve për statusin e Kosovës.