Përleshje në Sudan, 56 të vdekur

Të paktën 56 persona kanë humbur jetën si pasojë e përleshjeve mes milicisë dhe ushtrisë në provincën e Nilit të Sipërm në Sudanin e Jugut.
Zëdhënësi i ushtrisë së Sudanit të Jugut, Philip Aguer, theksoi se mëngjesin e djeshëm milicia vrau dy ushtarë, teksa në kundërpërgjigjen e ushtrisë u vranë 47 milicë dhe 7 ushtarë.
Aguertheksoi se në rajon është rritur tensioni kohët e fundit.
Sudani i Jugut gjatë muajit janar votoi me shumicë dërrmuese pro pavarësisë nga Sudani I Veriut. Pavarësia do të merret zyrtarisht me 9 korrik të këtij viti.