E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina ndalon hyrjen e turistëve në Tibet

Autoritetet kineze kanë ndaluar vizitat në rajonin e Tibetit për turistët e huaj. Vendimi vjen në prag të tre vjetorit të protestave anti-qeveritare, që u shtypën me dhunë nga forcat kineze.

Protestat kundër Pekinit u mbajtën në mars të vitit 2008, ku si pasojë e trazirave pjesë të tëra të Lasës, kryeqyteti i Tibetit, u dogjën dhe u grabitën.

Sipas një raporti të "Human Rights Watch", të publikuar vitin e kaluar, forcat kineze të sigurisë shtypën dhunshëm dhe kanë qëlluar për vdekje një numër protestuesish. Shumë të tjerë u torturuan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›