E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, nisinzyrtarisht bisedimetKosovë- Serbi

PRISHTINE- Kanë nisur zyrtarsisht sot rreth orës 19:30, bisedimet mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel. Mësohet se takimi mes palëve po zhvillohet me dyer të mbyllura në zyrën e ndërmjetësit të BE, Robert Cooper.

Duke folur për Rojters, pak para fillimit të bisedimeve, zëdhënësja e shefes së politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Maja Koçinjançiç tha se BE është i kënaqur për fillimin e këtyre bisedimeve dhe mendon se janë një mundësi e mirë si për Kosovën edhe për Serbinë. Sipas saj, bisedimet e para do të fokusohen në cështje praktike që janë thelbësore për ekzistencën e Kosovës, por do të evitohet natyrisht cështja e pavarësisë.

Raundi i parë i dialogut do të mbahet në dy pjesë, sot në mbrëmje dhe nesër paradite. Diplomatët nga Serbia dhe Kosova pritet të takohen shpesh në Bruksel në muajt e ardhshëm, por analistët janë skpetikë për arritjen e një suksesi domethënës. Banorët në Prishtinë thonë se shpresojnë që këto bisedime të bëjnë që Beogradi të njohë një ditë pavarësinë e Kosovës, ndërsa serbët vazhdojnë të thonë se Kosova është pjesë e Serbisë.

SOT NISIN NEGOCIATAT KOSOVE-SERBI
ORA 08:19- Tre vjet pas shpalljes së pavarësisë Prishtina do të nisë sot pasdite bisedimet direkte me Beogradin. Bisedimet do të zhvillohen në Bruksel dhe etapa e pare do të zgjase dy ditë bën të ditur Bashkimi Europian, informon Associated Press.

Me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, bisedimet do të përqendrohen në problemet praktike, siç janë kontrolli i kufijve dhe dokumentet personale, ndërkaq çështjet politike do të shmangen.

Delegacioni i Prishtinës pritet të shkojë në takim pa miratimin e Parlamentit të Kosovës, i cili shtyu për të enjten debatin për një rezolutë në mbështetje të bisedimeve me Serbinë.

Delegacionin e Prishtinës do ta kryesojë nënkryetarja e qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, kurse atë serb drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, Boris Stefanoviç. Ky i fundit një ditë më parë tha se do të jetë një proces i vështirë me ulje ngritje, por personalisht beson se duke qenë se pala kosovare përfaqësohet nga një negociatore me eksperience dhe njohuri, Prishtina do të jetë e aftë të zbatoje cdo marrëveshje që mund të arrihet.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera SHBA, Kantrimen:Statusi i Kosovës është i mbyllur Tirana përshëndet fillimin e dialogut

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›