Kantrimen Statusi i Kosoves nje kapitull i mbyllur

Zevendesndihmes sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen
Uashington 8 Mars 2011 8211 Zevendesndihmes sekretari amerikan i Shtetit Tomas Kantrimen do te perfaqesoje Shtetet e Bashkuara ne dialogun Kosove-Serbi ne Bruksel.
BE-ja e ka ftuar qeverine e SHBA-se si mysafire te dialogut dhe une do te jem atje per te perfaqesuar Uashingtonin deklaroi Kantrimen per nje grup gazetaresh.
Diplomati amerikan cmoi lart rolin e BE-se por theksoi se te dyja vendet e kane tepruar rendesine e dialogut duke mos kursyer kritikat edhe per mediat.
Politikanet dhe mediat ne Beograd dhe Prishtine po e ekzagjerojne rendesine e dialogut. shte e rendesishme per te dyja keto shtete qe ta lehtesojne dhe permiresojne jeten e te gjitheve ne Kosove theksoi Kantrimen.
shte dialog dhe jo negociata. shte e mundur qe secila pale te ngreje cdo lloj problematike. Sic e thashe dhe me pare ne besojme tek zoti Kuper dhe BE-ja qe te mbeten te fokusuar ne fushat ku mund te shenohet perparim pohoi zvendesndihmes sekretari amerikan i Shtetit i cituar sot nga radio Evropa e Lire.
Ne kete kuader Kantrimen nenvizoi faktin se ky dialog mes Prishtines e Beogradit nuk do te ndryshoje statusin e Kosoves.
Ne qendrimin tone ceshtja e statusit eshte e vendosur dhe pavaresia e Kosoves eshte realitet. Gjykata Nderkombetare e Drejtesise e morri vendimin qe vetem konfirmon per ne se statusi i Kosoves nuk mund dhe nuk do te ndryshoje nga ky dialog.
Megjithate dialogu do te preke percaktimin e statusit pasi ka tema me natyre praktike qe lidhen me shtetesine e Kosoves.
Gjate dialogut nuk mund te thuhet se ceshtje qe kane te bejne me statusin nuk do te ngirhen. E dime se disa zgjidhje praktike per nje numer ceshtjesh do te prekin statusin.
Por per ne statusi i Kosoves eshte nje ceshtje e mbyllur qe mund te diskutohet por nuk mund te ndryshoje theksoi Kantrimen.
Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme