Rrembimi i femijes kapen 2 te dyshuar
Peje 8 Mars 2011 NOA 8211 Arrestohen dy persona te dyshuar lidhur me rastin e rrembimit te femijes ne Prishtine. Korrespondenti i agjencise NOA raporton se sot ne oret e pasdites ne rrugen Gjergj Fishta te komunes se Lipjanit dhe ne rajonin e Pejes jane arrestuar dy persona si te dyshuar te perfshire ne rastin e rrembimit te femijes me 03.03.2011 ne Prishtine.
Si rezultat i zhvillimit te hetimeve intensive te panderprera i njesitit te hetimeve policore te Drejtorise Rajonale te Prishtines eshte arrit qe te identifikohen dhe njeherit te arrestohen personat e dyshuar Valon H. 31 vjec me banim ne Prishtine dhe
Bashkim M. 29 vjecar nga Komuna e Istogut
Gjate kontrollit tek personi i pare i arrestuar ne cilesi te provave materiale jane gjetur dhe konfiskuar
Vetura Mercedes me targa KS e cila dyshohet se eshte perdorur gjate rrembimit
Dy revole dhe municion te kalibrave te ndryshem
Tre telefona celular
Nje kompjuter Lap Top dhe
Nje arme e ftohte Thike
Burimet zyrtare i thane agjencise NOA se njesitet policore jane duke vazhduar planet dhe hetimet policore lidhur me kete rast.
a.b/NOA
Lajme te ngjashmeDenimi i Gjorgjevic per krime ne Kosove vendimi i plote i HagesKosove konfiskohen 28 tone mish me prejardhje te dyshimte LidhjeBashkim M Peje Valon H.