Bruksel raundi i 6-te

Në Bruksel po zhvillohet raundi i gjashtë i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç janë takuar sërish me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.
Tema kryesore e këtyre bisedimeve është përcaktimi i kompetencave të bashkësisë së komunave me shumicë serbe në vend, pas shpërbërjes së strukturave paralele serbe.
Prishtina e pranon ngritjen e një bashkësie të tillë, organizim që njihet nga Kushtetuta e Kosovës dhe nga Pakoja e Ahtisarit, por pa fuqi ekzekutive, gjë që Bisedimet Bisedimet, Presheva e braktisurVV: Jo Asociacionit të komunave serbe Serbia: Kosova, më fleksibël kërkohet nga Beogradi.
Megjithë cilësimet si kritike dhe shumë e rëndësishme, kjo fazë e bisedimeve ka gjasa të mbyllet shpejt e pa një marëveshje, për shkak të dallimeve të thella mes palëve.
Para takimit
Prishtina kërkon shpërbërjen e strukturave paralele dhe krijimin e një asociacioni të komunave, pa fuqi ekzekutive. Beogradi pohon se në njëfarë mënyre ka hequr dorë nga strukturat aktuale në veri, por kërkon nga Prishtina kompromis për krijimin e bashkësisë së komunave serbe me pushtet ekzekutiv.
Përfaqësues të tjerë të institucioneve presin normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi nuk ka dashur të paragjykojë epilogun e takimit të 6-të, por ka përmendur synimin që kërkohet me Rezolutën e Kuvendit për bisedimet me Serbinë.
“Ne kemi një rezolutë për normalizimin e marrëdhënieve, ne presim normalizimin e tyre, por se në cilin nivel mund të jetë ky nomalzim nuk mund ta paragjykojmë as pozititvisht, as negativisht”, ka deklaruar Krasniqi.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga kryeministri, si përfaqësues i shtetit në këto bisedime, që ta mbrojë Kushtetutën e Kosovës dhe Rezolutën e Kuvendit.
“Ajo që presim e që është kryesore jo vetëm në këto bisedime, por në të gjitha që mund të mbahen edhe në të ardhmen, është që ai që përfaqëson Republikën e Kosovës ta mbrojë atë, të mbrojë Rezolutën dhe të punojë në harmoni me të. Kjo është ajo që kërkohet nga kryeministri i vendit, asgjë më shumë e asgjë më pak sesa kjo”, ka thënë Ismet Beqiri, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.
Krasniqi dhe Beqiri i bënë këto komente pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos që më 7 mars të mbahet një seancë vetëm për Epopenë e UÇK-së, e cila në Kosovë shënohet më 5, 6 dhe 7 mars për nder të rënies së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës. Ndërkohë, një ditë më vonë, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish në një seancë të rregullt të punës.