E Diel, 1 Nëntor 2026

Anaidi gati të zbulojë sekretin e dytë

Misioni i Anaidit, banor i Big Brother 6 është që të zbulojë se cili nga banorët e ka dërguar në nominim të përhershëm.
Ai ka një javë të zbulojë se kush e ka dërguar në nominim pasi që të shtunën ai dështoi ta zbulojë këtë gjë.

Teksa ishte duke biseduar në oborr me Joanën, Ilirin dhe Elenën, ai u tregon atyre se ka dyshime të forta që Arsimi e ka çuar në nominim të përhershëm. Vajzat janë kurioze dhe e pyesin se çfarë e bën atë ta mendojë një gjë të tillë?

Sipas tij,në momentin kur pyeti banorët se cilat do të ishin arsyet për të cilat, ata do ta dërgonin në nominim të përhershëm, ishte i vetmi Arsimi i cili nuk ka dhënë asnjë arsye.

Anaidi thotë që do ta pyes sërish pas disa ditësh, në mënyrë që të jetë i sigurt. Megjithatë ai dyshon tek Arsimi sepse i duket një person shumë i matur gjatë gjithë kohës, por del në një konkluzion shumë të shpejtë pa e menduar mirë me veten./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›