Kelly Brook-it nuk ia 'ndien' fare

Disa fotografi nudo të modeles Kelly Brook qarkulluan me të madhe këto ditë nëpër rrjetet sociale e kudo në internet e ato u publikuan nga rivalja e saj, Katie Price.
Të dyja bukuroshet, kohëve të fundit u përfshin në një sherr verbal ndërkaq në shenjë hakmarrje, Katie publikoi disa fotografi ku Kelly shihet nudo në një plazh.
Kjo e fundit ka zgjedhur të qëndrojë gjakftohtë karshi këtij skandali madje sikur mos të kishte ndodhur asgjë, Kelly gjatë ditës së sotme publikoi një fotografi veshur me të brendshme në një pozë seksi.
Sa i përket Katie-t, bukuroshja ka kërkuar falje për publikimin e këtyre imazheve madje si për ironi ajo e komplimetoi Kelly-n duke e quajtur një 'bukuroshe natyrale'./Indeksonline/