Bruksel takimi dy ditor i nivelit te larte te BE-se

Udheheqesit europiane jane mbledhur sot ne Bruksel per nje takim dy ditor te nivelit te larte i cili mund te percaktoje fatin e euros.
Disa zyrtare e kane pershkruar kete takim si nje moment per te shqyrtuar monedhen e perbashket ne kushtet e presionit nga kriza ne rritje e borxheve. Por para hapjes se takimit nuk pati nje mendim te njejte lidhur me menyren se si do te zgjidhet epidemia e borxheve qe po perhapet ne kontinent e qe kercenon stabilitetin e ekonomise boterore.
Presidenti Barak Obama tha sot ne nje konference shtypi ne Washington se Evropa ka pasuri te mjaftueshme per ta zgjidhur vete krizen e borxheve ne se udheheqesit e vet kane vullnetin politik te veprojne.
Ekonomia e 17 vendeve qe perdorin monedhen euro ka ngecur e disa analiste thone se ajo tashme po bie ne recesion.
Banka Qendrore Europiane mori nje hap modest perpara takimit per te shtuar huadhenien duke ulur interesin e kestit te pare te kredise me 025 per qind ne 1 ulja e dyte ne dy muaj.
Kancelarja gjermane Angla Merkel dhe presidenti francez Nikola Sarkozi po u bejne thirrje vendeve te eurozones te frenojne shpenzimet si dhe te vendosin gjoba strikte ne rastet e shkeljes se rregullave.
Plani i tyre krijon nje sistem te unifikuar per taksat e korporatave si dhe nje takse te re per transaksionet financiare.