S’pajtohen për mburojën raketore

NATO dhe Rusia nuk arritën të enjten në Bruksel që të pajtohen lidhur me çështjen e mburojës së planifikuar raketore të Aleancës. Moska madje theksoi se koha për arritje të marrëveshjes po shkon drejt skadimit.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi e shefat e diplomacive të 28 vendeve anëtare të NATO’s nuk arritën njç marrëveshje me kolegun e tyre rus, Sergey Lavrov, megjithëse palët u pajtuan që të vazhdohet me bisedime.
Rasmussen nënvizoi se “dallimet mbetën” ashtu siç ishin, duke i kundërshtuar kështu pohimet e Rusisë se Aleanca nuk po i merr parasysh shqetësimet e Moskës, sipas të cilave sistemi i mburojës raketore të NATO’s do të mund të përdorej edhe kundër Rusisë.
“Ne ende nuk u pajtuam në lidhje me mburojën raketore. Po dëgjojmë dhe kemi dëgjuar edhe sot. Ne i marrim seriozisht brengat e Rusisë”, tha Rasmussen gjatë konferencës për media, pas takimit me ministrin rus Lavrov.