Udheheqesit evropiane nen trysni per gjetjen e nje zgjidhjeje te krizes

Udheheqesit evropiane po zhvillojne takime shume te rendesishme ne Bruksel. Kjo perben nje tjeter perpjekje per te zgjidhur krizen e borxheve dhe ate financiare qe po kercenojne te ardhmen e monedhes Euro. Trysnia mbi udheheqesit eshte shume e larte dhe kete here prej tyre pritet nje marreveshje perfundimtare ndryshe nga ato qe kritiket i quajne gjysme-masa.
Kjo nuk eshte hera e pare qe nje takim i udheheqesve evropiane cilesohet si mundesia e fundit per te shpetuar monedhen Euro e cila ndodhet ne veshtiresi. Por ky takim i 27 udheheqesve te Bashkimit Evropian ne Bruksel perballet me nje trysni shume te larte per gjetjen e nje zgjidhjeje per krizen dy-vjecare te eurozones si nga brenda BE-se ashtu edhe prej jashte saj.
Plani qe do te konsiderohet eshte hartuar nga dy ekonomite me te medha evropiane Franca dhe Gjermania. Keto vende kerkojne nje rishikim te plote te traktateve te Bashkimit Evropian per te krijuar nje eurozone me te bashkuar dhe me te pergjegjshme nga ana fiskale. Dy drejtuesit e ketyre vendeve paraqiten detajet e planit te tyre ne nje leter te derguar Presidentit te Bashkimit Evropian Herman van Rompuy.
Ne nje konference te perbashket per shtyp me homologen e tij gjermane Angela Merkel Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se kriza ka qene nje arsye shtese per bashkim midis dy vendeve te tyre. Ai tha se te dy vendet parashikojne te njejten te ardhme per Evropen.
Megjithate plani i tyre duhet te pranohet nga 25 vendet e tjera anetare te BE-se ose te pakten nga 17 vendet qe perdorin euron. Kjo thote analisti Philippe Moreau Defarges i Institutit Francez per Marredheniet Nderkombetare nuk eshte aspak dicka e sigurte.
Do te kete trysni te larte per pranimin e kesaj marreveshjeje jo vetem prej anetareve te eurozones por edhe prej jashte saj. Une mendoj se Britania e Madhe do ta mbeshtese kete plan. Por do te jete gjithsesi e veshtire.
Kryeministri britanik David Cameron vendi i te cilit nuk eshte anetar i grupit te shteteve qe perdorin euron deri tani ka shprehur vetem nje mbeshtetje te kufizuar per planin. Ai tha ne nje rrjet televiziv britanik se prioriteti i tij do te jete mbrojtja e interesave te Britanise se Madhe.
Vendet e eurozones kane nevoje te bashkohen kane nevoje te punojne me teper se bashku. Nese ata zgjedhin ta bejne kete duke perdorur traktatin evropian atehere Britania do te insistoje mbi disa kushte. Nese pranohen kushtet tona atehere traktati mund te nenshkruhet. Nese ato nuk pranohen traktati nuk do te nenshkruhet.
Edhe nese vendet e tjera te Bashkimit Evropian e pranojne planin franko-gjerman do te duhen muaj dhe ndoshta vite per ta zbatuar ate sepse mund te kete nevoje per ndryshimin e traktateve ekzistuese te BE-se. Analiste si ekonomisti i bankes BNP Paribas Shahin Vallee thone se kriza ka nevoje per veprim te menjehershem.
Une mendoj se zgjidhja e duhur do te ishte realizimi i nje ndryshimi edhe me ambicioz i traktatit perdorimi i nje kohe te mjaftueshme per negocimin e elementeve te ketij traktati duke ndermarre nderkohe masa qe te kene pasoja te menjehershme si pergjigje ndaj problemeve urgjente te krizes.
Duke shtuar trysnine ndaj situates agjencia Standard amp Poors ka paralajmeruar se do te ule klasifikimin e kreditit te 15 vendeve te eurozones perfshi ekonomi te medha si Franca dhe Gjermania. Ka shqetesime se kriza mund te perhapet duke ngadalesuar rritjen ne Afrike dhe Azi dhe duke kercenuar rimekembjen e brishte te Shteteve te Bashkuara. Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner zhvilloi kete jave takime me zyrtare te larte dhe udheheqes te shteteve evropiane duke theksuar shqetesimet e Uashingtonit.
Une ndodhem ketu ne Evrope per te theksuar se sa e rendesishme eshte per Shtetet e Bashkuara dhe per ekonomine boterore ne pergjithesi qe Gjermania dhe Franca se bashku me vendet e tjera evropiane te kene sukses ne ndertimin e nje Evrope me te forte.
Kriza e eurozones ka ringjallur debate te hershme lidhur me pikepyetjet nese Bashkimi Evropian duhet te vazhdoje ne rrugen e nje bashkimi ekonomik dhe politik te metejshem apo kriza eshte tregues i vete deshtimit te integrimit evropian Zoti Vallee beson se zgjidhja e ketyre medyshjeve eshte gjithashtu e rendesishme per zgjidhjen e krizes se eurozones.