Bruksel vijojne edhe sot bisedimet per buxhetin
Lideret e BE të mbledhur në Bruskel në një samit dyditor, kanë arritur një lloj progres për marrëveshjen për buxhetin e vitit 2014-2020, por sërish mbeten pengesa. Britania e Madhe kërkon ulje të mëtejshme te shpenzimeve.
Bisedimet për një marrëveshje për buxhetin 2014-2020 zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të së premtes. Pasojat janë të dukshme.
Por orari i tejzgjatur ia ka vlejtur, liderët e Bashkimit Europian janë pranë arritjes së një marrëveshje për buxhetin e vitit 2014-2020, por vendimi final merret sot ne ditën e dytë dhe të fundit të këtij samti.
Zyrtarët nga Brukseli deklaruan se në këto bisedime është bërë mjaft progres, por sërish ka disa pengesa të tjera që duhen kapërcyer. Vendet e BE-së po shqyrtojnë propozimin për 960 miliardë euro shpenzime përgjatë 6 viteve, nga 2014 deri në 2020.
Më herët presidenti i këshillit të BE Herman Van Rompuy tha se buxheti është i rëndësishëm për të ardhmen.
“Kemi nevojë për një buxhet për të ardhmen, me një fokus të qartë për rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të reja të punës, veçanërisht për të rinjtë. Kemi nevojë për një buxhet të moderuar, që të marrë në konsideratë realitetet fiskale në vështirësi në Europë. Të dashur kolegë unë besoj se nëse ne tregojmë një sens kompromisi, atëherë buxheti është i arritshëm”.
Propozimi është më i vogël se ai i hedhur në tryezë në samitin e muajit nëntor që kërkonte 972 miliardë euro. Në atë samit Britania e Madhe kërkoi shkurtime drastike të shpenzimeve të unionit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje.Edhe drafti i ri kërcënohet nga qendrimi i Londrës.