E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi Parate e konsumatoreve shkuan per luksin e zyrtareve te CEZ

Administratori i CEZ Shpërndarje Sahit Dollapi bëri akuza të forta ndaj ish zyrtarëve të CEZ, ndërsa prezantoi kreun e ri të degës në Gjirokastrës. Sipas tij paratë e shërbimit ndaj konsumatorëve u përdorën për luks.

Paratë që duhej të përdoreshin për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, shkuan për luksin e një pjesë të zyrtarëve të CEZ. Administratori i CEZ Sahit Dollapi u shpreh kështu para punonjësve të degës së Gjirokastrës.

Dollapi kërkoi përmirësim të shërbimit ndaj qytetarit dhe rritjen e besimit të tij ndaj kompanisë. Ai premtoi se askund nuk do të mungojë energjia elektrike dhe se çdo punonjës që do të abuzojë me konsumatorin do të përgjigjet para ligjit. Dollapi bëri dhe prezantimin e kreut të ri të degës së CEZ në Gjirokastrës, Artim Biracin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›