E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazifikimi i Shqiperise brenda 2020-es

Shqipëria është një ndër të paktat vende në Europe që nuk ka një sistem gazi.
Do të duhen ndoshta 6 vite deri në dukjen e shenjave të para të gazifikimit të vendit. Nevoja për të ndërtuar infrastrukturën tashmë është më se e nevojshme. Puna ka nisur tashmë.

Në këto kushte Ministria e Ekonomisë është duke punuar për një masterplan në zhvillimin e sektorit të gazit. Ekspertët parashikojnë që kërkesa fillestare për gaz të jetë nga 300-500 milionë metër kub në vit.

Parashikohet që në fillim të vitit 2020 të jenë edhe furnizimet e para me gaz brenda Shqipërisë, që do të shmangin përdorimin në masë të ngrohësve elektrikë.

Projektet e gazifikimit shihen edhe si “magneti” që do të tërheqë investitorët. Rrugët nga mendohet se do të furnizohemi me gaz janë: Lindja e Mesme përmes TAP-it, projekti i gazsjellësit IAP (Ionian Adriatic Pipeline, por edhe zbulimi i vendburimeve të reja të gazit në territorin shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›