E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel, zbulohetnjë pako e dyshimtënë Konsullatën Greke

BRUKSEL- Një pako e dyshimtë u zbulua sot në konsullatën greke në Bruksel, bënë të ditur autoritetet belge dhe ambasada greke në Belgjikë.

"Një pako e dyshimtë u zbulua dhe shërbimi i heqjes dhe shkatërrimit të eksplozivëve (SEDEE), u dërgua në vendngjarje'' theksoi një zëdhënës i Qendrës së krizës nga qeveria belge, Benoit Ramacker.

"Kjo është një masë parandaluese. Konsullata mori dy pako të rënda që i ngjanin librave, por meqenëse nuk kishte ekspeditor, i kërkoi policisë të verifikonte'', theksoi një zëdhënës i ambasadës greke në Belgjikë.

Në fillim të nëntorit, Greqia u përball me një sërë sulmesh dhe tentativash për sulme me pako me eksploziv kundër ambasadave të huaja, atribuar lëvizjes anarkiste ekstremiste. 

(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›