E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strasburg, Tadic:Të hetohen akuzate Dick Marty

STRASBURG- Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka kërkuar sot në Strasburg hetim të menjëhershëm, të plotë dhe të pavarur rreth akuzave të raportit të Dick Martit. Në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Tadiç faenderoi Asamblenë për miratimin e raportit, pasi sipas tij, në këtë mënyrë është bërë hapi i parë i rëndësishëm në zbulimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe për qasjen neutrale ndaj statusit të Kosovës.

“Legjitimiteti i një hetimi të tillë vetëm me krijimin e një programi efektiv për mbrotjen e dëshmitarëve- ka thënë Tadic, duke shtuar gjithashtu se nevojitet identifikimi apo krijimi i një institucioni të posacëm që të ketë mandatin për të kryer hetimet, pasi asnjë institucion aktual nuk e ka një kompetencë të tillë.

Sipas Tadic, pozicioni i Serbisë lidhur me Kosovën është i njohur dhe se Beogradi nuk do të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së saj. Presidenti serb ka ripërsëritur se delegacioni i Serbisë me muaj të tërë është i gatshëm për negociata me Prishtinën.
“Dialogu është rruga e vetme për paqe në Kosovë dhe sa më shpejtë të fillojnë negociatat aq më parë do të mund të gjenim rrugë për të ecur përpara drejt pajtimit historik të serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë Tadic.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›